Vrasja e Behar Sofisë, Prokuroria jep pretencën për 5 të pandehurit

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 127 vite burg për 5 të pandehurit që akuzohen për  vrasjen e  Behar Sofia në 25 shkurt  të vitit 2021.

Për bashkëpunëtorin e drejtësisë Ernejt Shyri rrëfimi i të cilit zbardhi ngjarjen, SPAK kerkoi 7 vite burg, ndërsa për të pandehurit e tjerë 30 vite heqje lirie.

Kujtojmë se Behar Sofia, u ekzekutua në një atentat mafioz vetëm pak metra larg shtëpisë në mes të Tiranës.

Për të zbardhur motivet e krimit, policia ka rihapur edhe një ngjarje të ndodhur në Berat në vitin 1997, ku dyshohej se Behar Sofia ishte i implikuar.