Në Gjykatën e Fierit do të jepen sot masa e sigurisë për Klodian Çalamanin. Ndërkohë familjarët e Mateo Vasiut kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e gjykatës.
Ata kërkojnë të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, të përballen me vrasësin e vogëlushit. Kjo ka sjellë përplasje me forcat e policisë, të cilët nuk i lejojnë të futen.
“Drejtësia e vetme është varja në shesh” shprehet nëna e vogëlushit i cili u vra barbarisht nga Klodian Çalamani.
“Më iku fëmija, kërkoj varje në mes të sheshit.” u shpreh më tej ajo.
Të tronditur një ditë pasi i dhanë lamtumirën e fundit Mateos së vogël, familjarët hedhin akuza ndaj sistemi gjyqësor dhe policisë, pasi sipas tyre lanë të lirë një kriminel si Klodian Çalamani.
