Vranësira e kthjellime, parashikimi i motit për sot!

Vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa në disa zona priten edhe reshje të dobëta shiu, kryesisht në veri dhe në zonat e ulëta.

Në zonat qendrore, përfshirë Tiranën, parashikohen vranësira të herëpashershme me intervale të shkurtra kthjellimesh.

Në veri të vendit, moti do të shoqërohet me vranësira dhe reshje të izoluara shiu, ndërsa në zonat malore temperaturat do të jenë më të ulëta.

Ndërkohë, në zonat e ulëta veriore, reshjet e shiut pritet të jenë më të pranishme gjatë mesditës dhe orëve të mbrëmjes.