Vendi ynë edhe sot do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, e lokalisht në veriperëndim dhe jug të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar.
Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 20m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.













