Vodhi tre varëse floriri dhe kërcënoi pronarin mos kallëzonte tek dyqani në Manazja, arrestohet i riu në Elbasan

Elbasan, 27 mars 2026

Finalizohet operacioni i koduar “Gold” nga Komisariati i Policisë Elbasan, pas një vjedhjeje në një argjendari në lagjen “Namazgja”.

Shtetasi B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan, u kap dhe u vu në pranga pasi dyshohet se më 25 mars 2026 vodhi 3 varëse floriri dhe kanosi pronarin e argjendarisë për të mos kallëzuar ngjarjen. I njëjti rezulton i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Gold”.

Vodhi 3 varëse floriri në një argjendari dhe kanosi pronarin e saj, që të mos kallëzonte, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

38-vjeçari, i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pas njoftimit për vjedhje në një argjendari, në lagjen “Namazgja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.03.2026, ka vjedhur 3 varësi floriri në një argjendari në lagjen “Namazgja”. Gjatë ndërhyrjes së pronarit të argjendarisë, për t’i marrë varëset, 38-vjeçari e ka kanosur atë, për të mos kallëzuar, dhe është larguar me vrap.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.