Vodhën para dy ditësh kasafortën me 15 mijë euro në Tiranë, e pësojnë dy persona (Video)

Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Tiranës pasi vodhën një kasafortë.

Njëri prej tyre ishte ndërkohë nën masën e sigurisë arrest shtëpie për vjedhje.

“A. Xh., 40 vjeç dhe L. Gj., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. Xh. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja””, njoftoi policia.

Nga hetimet e kryera rezulton se më 2 Qershor, ata kanë vjedhur një kasafortë me 15 mijë euro në një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Ka qenë vetë pronari i banesës që ka kallëzuar rastin dhe më pas efektivët e policisë së Tiranës kryen operacionin “Reagimi” ku i vendosën autorët në pranga.