Vlorë, një person shkelmon një të moshuar në bulevard, policia e shpall në kërkim

Një person, i cili mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor apo ka qenë në efektin e lëndëve narkotike, ka dhunuar një të moshuar në Bulevardin Vlorë-Skelë.

Një person  kryen fillimisht lëvizje të çuditshme në trotuar dhe më pas shkelmon me këmbë një të moshuar që po ecte përpara tij, duke e plasur në tokë.

Policia ka identifikuar personin dhunues dhe e ka shpallur në kërkim.