Ujësjellësi i Vlorës ka reaguar pasi qytetarët u ngritën në protestë për shkak se prej pesë ditësh nuk kanë furnizim me ujë.
Përmes reagimit, iu kërkohet që të mos e konsumojnë ujin që marrin nga autobotet, por ta përdorin vetëm për nevoja emergjente.
“Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.”, thuhet në reagim.
Shkak për ndërprerjen e ujit është bërë një defekt i shkaktuar në tubacionin kryesor.
Qytetarët protestuan sot para bashkisë duke kërkuar rregullimin e situatës.
Ata paralajmërojnë se nëse furnizimi me ujë nuk rinis, protestat do të vijojnë.













