Vjedhje dhe ndërtim i paligjshëm në Cërrik

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori për dy shtetas:

O. Z., i dyshuar për vjedhje të një pajisjeje në një banesë.

E. D., 48 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.