2-vjeçarja në gjendje të rëndë pasi ra në shatërvan, në pranga babai shqiptar dhe nëna!

Prindërit kur u pyetën nga mjekët e urgjencës dëshmuan se vajza ishte 5 vjeçe, ndërkohë që rezultoi se ishte vetëm 2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Greqi, ku një fëmijë 2-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Kalithea, ku e mitura, vajza e një shqiptari, ra aksidentalisht në shatërvanin e sheshit “Kyprou”. Ajo u nxor nga aty pa ndjenja dhe u zgjua vetëm pas ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve. Autoritetet u shprehën megjithatë se gjendja e saj shëndetësore mbetet kritike.

Nga hetimet rezulton se fëmija i shpëtoi vëmendjes së prindërve teksa po luante dhe ra në ujë. Kalimtarët që e vunë re këtë njoftuan menjëherë një grup policie që po kalonte aty pranë, të cilët nxituan në vendngjarje. Efektivët e policisë morën fëmijën e vogël në gjendje kritike dhe e transportuan me makinë patrullimi në Spitalin Pediatrik “Aglaia Kyriakou”.

Aksident në Lushnje/ Shoferi me BMW përplas një kalë, përfundon në spital gruaja e tij

Ajo që ka shqetësuar hetuesit ishte fakti se prindërit kur u pyetën nga mjekët e urgjencës dëshmuan se vajza ishte 5 vjeçe, ndërkohë që rezultoi se ishte vetëm 2 dhe duhet të mos ishte lënë vetëm për asnjë moment. Në këto rrethana, policia njoftoi se arrestoi babanë me origjinë shqiptare, një 25-vjeçar dhe ka marrë nën hetim në gjendje të lirë nënën 23-vjeçare të vogëlushes. Si babai ashtu edhe nëna 23-vjeçare e fëmijës do të dalin para prokurorit të hënën me akuzën e neglizhencës së mbikëqyrjes së një të mituri.