Viti i ri shkollor nis ndryshe, disa lëndë do të zhvillohen në një orë

Vitin e ri shkollor pritet të nisë me risi, që sigurish fillimisht do të jenë në fazë testimi. Sipas informacioneve, pritet të zhvillohen në një orë mësimi disa lëndë bashkë.

Kjo fazë testimi do të fillojë së pari mësimi I kombinuar do të bëhet me lëndët e shkencave të natyrës si kimi, fizikë, biologji bashkë me matematikën. Për këtë metodikë është e nevojshme të përdoren pajisje teknologjike.

Ky ndryshim do të vijë përmes platformë PHET SIMULATIONS si mjet mësimdhënës nëpërmjet animacioneve.

Ky aplikacion është pa pagesë dhe është projekt i realizuar nga Universiteti i Kolorados, ku mund të regjistrohen mësuesit dhe nxënësit e të mësojnë fizikën, biologjinë, kiminë e matematikën duke u argëtuar.

Gjithsesi presim shtatorin për të parë se si do të funksionojë kjo platformë në praktikë në shkollat tona.