Vinz del para Gjykatës, prokuroria kërkon arrest me burg për reperin

Reperi Ervin Selita, i njohur si Vinz ka dale sot para Gjykatës së Tiranës, pasi tentoi të viste pronarin e një hoteli në Rrugën e Elbasanit. Mbi 30-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjatë seancës së sotme, prokuroria ka kërkuar arrest me burg për reperin, ndërkohë që pritet të jepet vendimi i Gjykatës.