Vidhet shkolla. Hajdutët marrin kompiutera, dokumente dhe pajisje elektronike

Rreth orës 17:00, shtetasja A. L., drejtoreshë e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Lezhës, njoftoi Policinë se në ambientet e brendshme të institucionit janë konstatuar dëmtime në pesë dyer.

Sipas deklarimeve paraprake, dyshohet se nga ambientet e shkollës janë marrë disa dokumente, një kompjuter dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Autoritetet njoftojnë se hetimet vijojnë intensivisht.