Vidhet automjeti në Elbasan, policia nis hetimet

Elbasan – Një shtetas ka kallëzuar në polici vjedhjen e automjetit të tij gjatë natës në qytetin e Elbasan.

Sipas denoncimit të bërë më 5 mars 2026 nga shtetasi A. Ç., 36 vjeç, automjeti i tij është vjedhur në lagjen “Sporti”.

Policia e Shtetit bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Materialet procedurale janë referuar në Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan për vijimin e hetimeve.