Shërbimi i Zjarrfikësve në Elbasan, janë mobilizuar këtë të premte për të shpëtuar një kotele që kishte hipur në majë të një peme.
Punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë thirrur në ndihmë nga qytetarët për të shpëtuar macen, e cila kishte disa orë që qëndronte në majë të një peme prej nga nuk zbriste dot më.













