Erion Veliaj ka publikuar një video nga protesta e sotme jashtë Bashkisë, organizuar nga Rithemelim, ku shihet një prej efektivëve që largon me këmbë një molotov.
Molotovi u hodh në drejtim të efektivëve, ndërsa njëri prej tyre e ka shtyrë më këmbë, duke shpërthyer më pas pak metra larg tyre.
“Asllan Shyti shmangu djegien e kolegëve e të vetes! As e njoh, as më njeh. Shkoi në punë me kolegët e policisë jashtë, si kolegët e bashkisë brenda! Nuk ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend! E drejta jote! Por ka shumë problem kur kërkon të vazhdosh të djegësh për të kompensuar votat e protestuesit që s’të mbështesin. Në Bashki punojnë njerëz që nga koha e Kelmendit e Brojkës.
Policët gjithashtu kanë qenë e do jenë të shtetit. Skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës! Asllanin e shokët i ruajti Zoti me atë reagim! Mirënjohje të gjithëve!”, shkruan Veliaj.
VIDEON E GJENI NË LINK 👇👇
https://twitter.com/i/status/1778449944837284281
