Inspektor Briken Tereziu me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Aeroportin e Rinasit, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndarë pamjet e arrestimit të ekzekutuar mbrëmjen e djeshme 8 udhër-arreste për tetë zyrtarë policie në aeroportin e Rinasit. Në pamjet e publikuara duket shoqërimi i efektivëve të arrestuar. Më herët përmes një njoftimi u zbulua edhe identiteti i efektivëve të arrestuar.
Inspektor Briken Tereziu me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor në Aeroportin e Rinasit, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”. Gjithashtu “arrest me burg” është lëshuar dhe për Eneo Sulejamanaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Urdhri arrest në shtëpi është ekzekutuar për Sokol Xhika, Ermal Mesi, Aris Drini, ndërsa ‘detyrim për t’u paraqitur’ është lëshuar për Ylli Prençi, Rei Shenjtolli, Enkis Aliaj, Argil Hasa.
Caktimi masave të sigurimit personal ndaj zyrtarëve policorë, u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokuorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirasnë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari të kundraligjshme.
Në periudhën Mars 2023- Mars 2024, Enea Sulejmani, posedues i një agjensie turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.
Njoftimi i plotë:
AMP hetim intensiv për korrupsion dhe shpërdorim detyre në Komisariatin e Policisë në Rinas – Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për 8 punonjës policie dhe 1 shtetas, 8 punonjës të tjerë policie hetohen në gjendje të lirë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas një hetimi të gjatë të iniciuar nga kjo Agjenci, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal të vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj 8 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi, të dyshuar për “Korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre”, ndërsa 8 punonjës të tjerë policie, të dyshuar si të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal, hetohen në gjendje të lirë, konkretisht me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”:
1. Inspektor B. T., 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”; 2. E.S., 29 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
Me masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”: 3. Inspektor S. XH, 32 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”; 4. Inspektor E. M., 33 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
5. Inspektor A. D., 30 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Me masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”: 6. Inspektor Y. P., 27 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
7. Inspektor R. SH., 26 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. 8. Inspektor E. A., 33 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;
9. Inspektor A. H., 30 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist/Kontrollor në Seksionin e Kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, në DVP Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Caktimi masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e shtetave të sipërcituar në veprimtari kriminale.
Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi E.S., pronar i një agjencie turistike, me objekt veprimtarie, ndër të tjera, edhe tregtim të biletave të avionit, mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorët e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, të cilëve u dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk u lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së, konkretisht, persona që ishin kthyer në kategorinë Deportiv e Inad dhe ju ndalohej hyrja në vendet e BE, të mitur të papajisur me prokurën e prindërve, apo persona me masa sigurimi personal.
Punonjësit e policisë, rast pas rasti, në varësi të problematikave dhe kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve. Vijojnë hetimet për identifikimin e punonjësve dhe shtetasve të tjerë të përfshirë në veprat penale “Korrupsion aktiv dhe pasiv” ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.













