Qindra demokratë jamë mbledhur sërish poshtë banesës së kryetarit të PD-së Sali Berisha, në shenjë solidarizimi kundër vendimit politik të gjykatës për arrestimin dhe izolimin e kryedemokratit.
Protesta e sotme është e nënta radhazi, ku demokratët dhe mbështetësit e Sali Berishës kundërshtojnë vendimin politik të GJKKO-së të diktuar nga kryeministri socialist Edi Rama.
“Rruga e shpresës’ është tashmë vendi ku demokratët janë mbledhur çdo ditë në këtë vit të ri, duke u kthyer në një rezistencë të fuqishme kundër regjimit të instaluar të Edi Ramës në Shqipëri.
Ish- Kryeministri I Shqipërisë Sali Berisha nga dritarja e shtëpisë u shpreh mirnjohës për mbështjen që po i japin.
