Një aksident me tre të dëmtuar është regjistruar në Xibrrakë ku një automjet I tonazhit të rëndë është përplasur me një landrover. Si pasojë janë dëmtuar tre të rinj që udhëtonin me mjetin fuoristradë, të cilët ndodhen jasht rreziku me disa fraktura. Ende nuk është përcaktuar shkaku I aksidentit.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin C. M., 32 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin B. H..
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi B. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin C. M. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.














