Donald Dishmeta është shqiptari i cili është vetëvrarë në një burg të Francës. 24-vjeçari shqiptar ishte futur prej 10 ditësh në një dhomë izolimi, aty ku dyshohet se është vetëvrarë.
Dishmeta ishte përfshirë në akte dhune dhe kishte qenë protagonist i tyre një javë para se të kryente aktin e rëndë. Trupi i 24-vjeçarit do të mbërrijë ditën e sotme në atdhe, ndërsa familjarët pretendojnë se i riu është vrarë, ndaj dhe pritet të kërkojnë një kryerje të autopsisë edhe këtu, për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes.
