Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata në vendin e rrëshqitjes në segmentin Arrat e Gurrës, aks Librazhd-Pogradec, është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.
Për shkak të rrezikut, qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve do të ndalohet deri në një njoftim të dytë. Masat janë marrë në koordinim me Policinë e Shtetit, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e incidenteve.
Përdoruesit e rrugës dhe operatorët e transportit u bëhet thirrje të përdorin rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës. Autoriteti kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe thekson se masat e marra janë për sigurinë e jetës së qytetarëve.
NJOFTIMI I ARRSH
‼️NJOFTIM‼️
📍Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.
⚠️Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se:
⛔️Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.
U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative, deri në stabilizimin e plotë të situatës.
🙏Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.













