Vesa Llanaj Liço merr zyrtarisht detyrën si drejtuese e ZVA Elbasan

Vesa Llanaj Liço ashtu si elbasanion e lajmeroi, eshte emeruar drejtuese e ZVA Elbasan.
Nënkryetares së Bashkisë së Elbasanit, prej 5 vitesh, i besohet një pozicion i ri drejtues në një nga sektorët më të rëndësishëm vendor.
Znj. Liço u emërua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Z. Ermir Çela i cili e mbajti këtë post prej dy vitesh.
Emërimi i Zonjës Liço në këtë detyrë nuk është i rastësishëm, por pasojë e një kariere të ndërtuar me punë dhe përkushtim.
Teksa prej disa vitesh ishte e angazhuar në sektorin privat, në vitin 2016 Vesa Llanaj Liço merr besimin e Kryetarit të Bashkisë si Përgjegjëse e Protokollit Zyrtar pranë Bashkisë së Elbasanit.
Në vitin 2018 Znj. Liço emërohet Drejtoreshë e Politikave të Arsimit dhe Rinisë në Bashkinë e Elbasanit.
Pikërisht ky sektor e afroi Znj. Liço me politikat arsimore, projektet dhe përpjekjet e vazhdueshme për evoluimin e sistemit arsimor drejt standardeve europiane.
Në kontakt të vazhdueshëm me mësues, edukatorë e nxënës, duke ndjekur në vijimësi dhe duke këmbëngulur për më shumë investime në shkolla e kopshte, Vesa Liço ishte personi më i përshtatshëm të cilit Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu i besoi mes shumë kandidaturave.
Nga viti 2019 e në vijim Znj. Vesa Liço mban postin e Nënkryetares së Bashkisë Elbasan ku sërisht në varësi të saj, mes të tjerave ka pasur në fokus Drejtorinë e Politikave të Arsimit dhe Rinisë.