aksina indiane “Covishield” rezulton të jetë injektuar në Shqipëri, të paktën 3 ose 4 muaj më parë. Faktoje bëri një verifikim në terren, ku arriti të konfirmojë se vaksina është aplikuar te disa qytetarë. Por, ajo që mbetet mister, është fakti, se cilat kategorive saktësisht u janë injektuar vaksinat me këtë emërtim, pasi ai nuk rezulton në ndonjë njoftim publik të qeverisë, mbi dozat dhe llojin e vaksinave të administruara që nga nisja e procesit të vaksinimit.
Faktoje bëri një verifikim në terren në disa nga pikat dhe qendrat kryesore ku kryhet vaksinimi në Tiranë, ku arritëm të zbulojmë se këto vaksina janë injektuar në periudhën prill-maj.