TIRANË- Një gjeorgjian është vënë në pranga ditën e sotme nga autoritetet në vendin tonë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi gjeorgjianipërmes një skeme mashtrimi arriti së bashku me dy të tjerë të vjedhin shuma të konsiderueshme parash nga pikat e shkëmbimit valutor në Shqipëri.
Mësohet se tre të dyshuarit kërkonin prerje prej 500 euro në exchange. Pas marrjes së parave, ata i numëronin, i mbyllnin në një zarf dhe i fshihnin në çantën e tyre. Kur pronari i dyqanit këmbëngulte për verifikimin e parave, ata i jepnin një zarf tjetër që përmbante një tufë ku në fillim dhe fund ndodhej nga një kartmonedhë e vërtetë.
Në fillim dhe në fund të zarfit, ndodhej një prerje prej 500 euro, ndërsa pjesa tjetër e zarfit ishte e mbushur me prerje gazete të një madhësie dhe forme të ngjashme me paratë e vërteta. Kjo krijonte një iluzion që zarfet ishin të njëjta, dhe punonjësi i exchange mund të mendonte se ishte e njëjta shumë parash.
Në Shkodër pak ditë më parë ku u vodhën 140 000 euro është pjesë e një serie mashtrimesh që kanë prekur exchanget në Shqipëri. Para kësaj, një incident i ngjashëm ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri” në Tiranë dhe një tjetër në Elbasan.