Vendi zgjohet nga lëkundje të forta, tërmeti godet shumë pranë Tiranës, ja sa ishte magnituda

SHQIPËRI- Disa qytete në Shqipërinë e mesme janë zgjuar sot nga lëkundje të forta tërmeti. Këto lëkundje janë ndjerë edhe në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Raportohet tërmeti është ndjerë edhe në Durrës, Krujë, Vlorë dhe Podgoricë.

Sipas EMC lëkundjet e forta janë regjistruar sot ne mëngjes rreth orës 5:00 me magnitudë 4.2 të shkallës rihter. Momentalisht nuk raportohet për dëme materiale apo për njerëz të lënduar.