Një incident në ujërat territoriale shqiptare u finalizua sot në orën 11:55, kur një velierë me dy shtetas të huaj – një gjerman dhe një zviceran – pësoi defekt në motor dhe mbeti në det të hapur, rreth 5 milje larg Gjirit të Gramës.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit ndërinstitucional mes Policisë Kufitare, Forcave Detare dhe Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, ekuipazhi arriti të riparojë motorin dhe të shoqërohej në mënyrë të sigurt drejt Gjirit të Porto Palermos. Dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Gjatë ditës së sotme, në orën 11:55, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH) u njoftua nga autoritetet greke (JJRC PIRE) për një incident në ujërat territoriale shqiptare, ku një veliere me dy shtetas të huaj në bord – një gjerman dhe një zviceran – kishte pësuar defekt në motor dhe kishte mbetur në det të hapur, në pozicionin rreth 5 milje larg Gjirit të Gramës.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u organizua ndërhyrja nga mjeti i Policisë Kufitare të Stacionit Dhërmi dhe anija patrulluese P133 LISUS e Forcës Detare. Njëkohësisht, patrulla tokësore e Policisë Kufitare mbajti nën vëzhgim vizual velieren nga bregu.
Falë koordinimit të strukturave operacionale dhe pavarësisht dallgëve të detit, situata u menaxhua me efikasitet. Ekuipazhi i velierës “INRESCENT” arriti të rivinte në funksion motorin, dhe nën mbikëqyrjen e mjeteve detare shqiptare, mjeti lundrues u shoqërua në mënyrë të sigurt drejt Gjirit të Porto Palermos, ku do të vijohen procedurat përkatëse.
Dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ky operacion është shembull i bashkëpunimit efektiv ndërinstitucional mes Policisë Kufitare, Rojës Bregdetare dhe Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, në garantimin e sigurisë në hapësirën detare shqiptare.
