Vdes 38-vjeçari shqiptar në Itali, përplaset me makinën teksa udhëtonte me një skuter

Një aksident i rëndë kandodhur mëngjesin e sotëm në Tezze sul Brenta, në Itali, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar.

Mediat e huaja raportojnë se 38-vjeçarii cili lëvizte me skuterin e tij, është përplasur me një makinë që i vinte përballë.

Goditja e parë nuk mjaftoi dhe mësohet se një mjet tjetër e ka përplasur sërish, duke mos e shmangur dot shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend.