Vdes 3-vjeçari në Fier, dërgohet nga edukatoret në spital, dyshohet se u mbyt

Një 3-vjeçar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Fierit. Mësohet se i mituri është dërguar në spital nga edukatoret e kopshtit.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, ka reaguar edhe policia e Fierit, sipas të cilës fëmija ka ndërruar jetë rreth orës 13:00 të mesditës së sotme në një nga kopshtet private të qytetit.

Vogëlushi është dërguar në spitalin e qytetit nga edukatoret, por ai nuk ka pasur shenja jete. Mjekët kanë konstatuar se fëmija kishte ndërruar jetë dhe nuk kanë pasur mundësi për ta shpëtuar atë.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes, fëmija është konstatuar me një shenjë në qafë dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.