Vatër përdorimi droge, ishgodinat e Stacionit të Trenit një shqetësim që duhet të marrë zgjidhje

Stacioni hekurudhor që dikur mblidhte udhëtarët, sot është kthyer në “strehë” për konsumatorët e lëndëve narkotike.
Është ky një fenomen që së fundmi është bërë problem për banorët e zonës. Ndërtesat e braktisura prej kohësh, pjesë e rajonit hekurudhor janë të tejmbushura me shiringa të përdorura, burim infeksioni dhe sëmundjesh. Një panoramë e frikshme kjo që nuk kursen as fëmijët, të cilët dashur pa dashur jane të detyruar ta ndeshin çdo ditë.

Në uljen e rrezikshmërisë duket se s’mund të ndikojnë as forcat e rendit prej te cilëve kjo zonë duket se është braktisur prej kohësh.
Banorët shprehen të shqetësuar në lidhje me sigurinë e familjarëve. Sipas tyre mbetet tashmë ta gjejnë vetë zgjidhjen derisa zëri i tyre është i padëgjuar prej kohësh.
Ata nuk kërkojnë shumë, duan një lagje të sigurt, me rrugë të ndriçuara si dhe patrullim te vazhdueshëm nga forcat policore që të mund t’i japin njëherë e mirë fund këtij fenomeni kaq shqetësues.
Nuk është hera e parë që kjo çështje ngrihet si shqetësim nga mediat, të cilat e kanë trajtuar vazhdimisht për vite me rradhë.

Një nga zgjidhjet më të mira qe parashtrohet do të ishte iniciativa për ti dhënë një funksion të dobishëm këtyre magazinave.
Një banor i zonës, rreth të pesëdhjetave shprehet “këtu të gjithë vijnë drogohen, askush s’vjen ti kapë.. s’do t’ja dijë njeri!”.
Ky si shqetësim i ngritur edhe në Këshillin e Sigurisë së Bashkisë ka mbetur ende i paadresuar.
Përgatiti Edja Feçanji