Varianti Delta në vend/ Najada Çomo heq dorë nga politika

Najada Çomo, shefja e Infektivit ka hequr dorë ditën e sotme nga mandati i saj si deputete. Ky lajm është bërë i ditur nga kryeministri Rama, i cili në konferencën për mediat është shprehur se ndihej i prekur për këtë kërkesë.
Sipas Ramës, kjo ka ardhur që në momentin ku varianti Delta i Covid nisi të mbush shtretërit e spitalit Infektiv. Rama ka thënë se Çomo dëshiron të qëndrojë në krye të profesionit të saj për tu përballur me pandeminë.

Rama: “Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon. Më ka kërkuar të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes. Duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj. Kur varianti Delta i virusit filloi të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive të infektivit”, tha Rama.