Vajza i ndërroi jetë nga aksidenti në Greqi, nëna e Klaudias kërkon drejtësi: Më dhanë hirin e saj në një qese të zezë

Vajza ime bleu një biletë vdekjeje”, theksoi me zemërthyer Alma Lata, nëna e 20-vjeçares Klaudia, e cila vdiq një vit më parë, kur dy trenat u përplasën në Tempi, Greqi.
Zonja Lata, siç raportojnë mediat greke, e vetmja gjë që kërkon është që përgjegjësit e tragjedisë të gjykohen dhe nëse shpallen fajtorë të kthehen pas hekurave.
Ajo thotë se tre ditë pas tragjedisë, trupin e Klaudias ia sollën me qese të zeza, pasi i kishte mbetur vetëm hiri.