Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit të motrës, nis procedimi për 41-vjeçarin në Librazhd

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit të motrës, nis procedimi për 41-vjeçarin në Librazhd.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. A., 41 vjeç, banues në Rodovesh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortit të motres së tij.