PD ka vijuar me denoncimet sa i perket investimeve ne bashkine Elbasan. Ne nje postim ne rrjetet sociale per Uren e Labinotit Mal, PD deklaron se ka dy muaj qe kjo ure eshte prishur dhe ende nuk ka nje nderhyrje.
Skandaloze/Shikoni gjendjen e Urës në Labinot! Dy muaj premtime për ndërhyrje! Asgjë s’ka lëvizur! Qytetarët denoncojnë se punonjësit bashkiak kanë ardhur të dehur dhe i kanë trajtuar me shpërfillje shqetësimet e komunitetit që e shohin veten të izoluar!
Reagim i Bashkisë Elbasan
Asnjë shpifje apo keqinformim nuk mund të bëjë pis punën e përditshme të Bashkisë së Elbasanit në shërbim të qytetarëve. Nisur nga disa informacione të publikuara në lidhje me dëmtimin e urës në Njësinë Administrative Labinot Mal sqarojmë se Bashkia e Elbasanit ka marrë informacion për dëmtimin e urës në datën 23.03.2023. Menjëherë Drejtoria e Emergjencave Civile pranë Bashkisë Elbasan ka verifikuar gjendjen e objektit dhe menjëherë për efekt sigurie është bërë bllokimi i rrugës.
Ndërkohë, inxhinierët kanë hartuar projektin për ndërhyrje emergjente dhe në 28.03.2023 Këshilli Bashkiak ka miratuar kërkesën e Bashkisë Elbasan për miratimin e përdorimit të një pjese të fondit të Mbrojtjes Civile për vitin 2023 për riparimin e urës mbi përroin e Kurtit në Labinot Mal.
Kanë nisur procedurat e prokurimit publik për përzgjedhjen e subjektit që do të zbatojë projektin e ndërhyrjes.
Sipas afateve, parashikojmë që punimet të fillojnë brenda javës që vjen.
Keqinformimi i qytetarëve nuk do të mund të cënojë besimin e tyre në gatishmërinë e Bashkisë së Elbasanit për t’ju përgjigjur çdo problematike, apo emergjence, siç është rasti i dëmtimit të urës në Labinot Mal.
MORE STORIES
Origjinaliteti i Mimoza Ahmetit në “Ferma VIP 3”, guximi që nxit...
Admirimi për UNI-n e Mimoza Ahmetit, shpresë për të guxuar të jesh vetja, lind si një nevojë e thellë për autenticitet në një realitet...
Zbardhen detaje nga vrasja në Vlorë/ Babë e bir shkuan për...
VLORË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme në Vlorë, ku mbeti i vrarë 63-vjeçari, Ismail Aliaj....
AKU bllokon 4 ton produkte bimore mjekut popullor, i vendos dhe...
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të shtunë se ka bllokuar rreth 4 ton produkte bimore në magazinën e mjekut popullor Ylli...














