Ulen ndjeshëm temperaturat. Korça dhe verilindja zbardhen nga dëbora

Vendi po përballet me një mot të paqëndrueshëm, ndërsa temperaturat e ulëta kanë përfshirë Korçën, duke rikthyer reshjet e dëborës.

Që prej orëve të para të mëngjesit, qyteti është mbuluar nga një shtresë dëbore, duke sjellë një panoramë dimërore.

Pavarësisht reshjeve, deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullim apo furnizim me energji elektrike.