Ulet mosha dhe rritet numri i përdoruesve të drogës në Elbasan, mjekja: Nuk kërkojnë ndihmë kanë turp

Rritet numri i të rinjve përdorues të lëndëve narkotike në Elbasan.Grupmosha më problematike janë adoleshentët nga 17 deri në 19 vjeç.Mjekja toksikologe thotë  se këta përdorues kanë krijuar varësi.

Konstatoj një shtim të rasteve të reja te moshat adoleshente në Elbasan që janë konsumues dhe abuzues i drogërave. Këto raste të reja i takojnë moshës 17 deri në 19 vjeç. Të cilët kanë kaluar në fazën e përdoruesit abuziv. Koha e eksperimentimit me drogën mendohet të ketë qenë shumë e hershme”.

Numri i atyre  që kanë krijuar varësi nga droga ,përkundër atyre që  kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha është shumë herë më i madh. Rastet e deklaruara janë vecse “maja e ajzbergut” thotë mjekja.

Personat që paraqiten për të kërkuar ndihmë mjekësore përbëjnë një pakicë. Kjo pasi nuk e kanë të lehtë të binden. Nga ana tjetër dhe familja nuk e ka të lehtë pasi ende është tabu për ti rrëfyer këto problematika. Ndaj ne shohim vetēm majën e ajzbergut. Janë të shumtë ata që vuajnë në heshtje”.

Në Shqipëri nuk ka qendra rehabilitimi. E vetmja qendër ndodhet në Tiranë, por e ka të pamundur të përballojë fluksin e lartë të përdoruesve të lëndëve narkotike.

Te ne nuk ka struktura akomoduese dhe rehabilitiese. Në këto kushte ēshtë imediate ngritja e strukturave të speciaalizuara për ta ofruar këtë shërbim. Te ne ka vetëm një qendër në Tiranë e ngritur nga një fondacion fetar por nuk mjafton”.

Në kushtet kur fëmijët nuk janë fort të vetëdijshëm për pasojat lipset që prindërit të jenë më të kujdesshëm.Në këto kushte  mjekët kërkojnë  që prindërit  të jenë më të hapur me fëmijët e tyre./elbasanion