Ujë me orar në Elbasan, depozitat rrezikojnë tarracat e pallateve

As këtë verë përvëluese qytetarët elbasanas nuk munden të furnizoheshin me uji të pijshëm pa orar. Furnizimi me kohë të pjesshme detyron shumë familje të vendosin depozita në tarraca edhe pse konsiderohen të rrezikshme.

Vetë qytetarët shprehin domosdoshmërinë e furnizimit me ujë pa ndërprerje, ndërsa për ata që jetojnë jashtë vendit është e pakonceptueshëm sesi në vitin 2023 qyteti vuan mungesën e ujit të pijshëm.

Sakaq në njësitë administrative situata është më problematike. Në disa fshtra ka probleme edhe me shtrirjen e rrjetit ç’ka i ka detyruar banorët të hapin puse.

Jo më larg se vera e shkuar burime zyrtare të ndërmarrjes së ujësjellës kanalizimeve Elbasan premtuan se do të nisnin punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, por çdo gje mbeti në kuadrin e premtimeve.

Tashmë që ujësjellësi ka kaluar në kompetencë të Ministrisë së Energjitikës, pushteti lokal i ka “larë” duart me premtimet e bëra ndër vite. Faxweb