U zhvillua në Elbasan mini maratona ndërkombëtare “Skampa 2023”

Zhvillohet sot në Elbasan mini maratona ndërkombëtare “Skampa 2023”.
Pjesëmarrës në aktivitet janë atletë nga 16 vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkua, Austria, Ukraina, Kroacia, Gjermani, Greqia, Sllovenia, Serbia, SHBA.
Aktiviteti ka filluar në orën 09.00. Nisja e Maratonës dhe mbërritja, Bulevardi “Aqif Pasha”, porta e Kalasë.
Në këtë aktivitet marrin pjesë mijëra atletë vendas e të huaj të grupmoshave të ndryshme, mjaft prej të cilëve nga më të njohurit në garat kombëtare e ndërkombëtarë.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti janë bllokuar 16 rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit dhe është ndaluar qarkullimi dhe parkimi i mjeteve prej orës 08:00 deri në përfundim të aktivitetit.
Sa më sipër Bashkia e Elbasanit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mirëkuptimin e tyre.