U tha se u plagosën gjatë zhytjes në Himarë, zbulohet e vërteta/ Dy adoleshentëveu përplasën me motora uji

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Himarë, ku dy adoleshentë u plagosën teksa po hidheshin nga një shkëmb në det.

Teksa fillimisht u tha se dy djemtë ishin lënduar pasi kishin rënë shumë pranë shkëmbit, mësohet se në fakt plagët e tyre janë shkaktuar nga pëprlasja e dy jet ski-ve, që po lëviznin pranë vendit ku dy adoleshentët, 16 dhe 17 vjeç, po hidheshin.

Nga plagët, 16-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar drejt Tiranës me helikopter. I mituri raporotohet se ka marrë plagë të shumta në fytyrë dhe në kokë.