U shpall i zhdukur/ Polumbarët gjejnë 30-vjeçarin e mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh

Polumbarët gjejnë 30-vjeçarin e mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh.

Policia informon se ‘pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit I. Brahimi, 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje’.