U plagos nga eksplozivi që i vendosën komshinjve me qira, Enea Thomaraj del nga intubimi

Lajme të mira për të riun Enea Thomaraj, tëriut që mbeti i plagosur nga eksplozivi që i vendosën komshinjve me qira.

Enea ndodhej në korridor kur shpërtheu lënda plasëse, dhe shembja e derës e hodhi në dysheme duke i shkaktuar dëmtime në kokë e trup.

Pasi mori ndihmën e parë në Elbasan, i riu u transportua për në Tiranë për ndërhyrje të specializuar.

Burime spitalore informuan se tashmë gjëndja e tij është stabilizuar dhe ai ka dalë nga intubimi. Por do vazhdojë të jetë nën kujdesin e mjekëve deri në shërim të plotë.