KORÇË- 79-vjeçari që u përplas nga makina ditën e sotme në Korçë ka humbur jetën. Mësohet se viktima është Muhamet Allisha, i cili ishte me biçikletë, në momentin që e përplasi një grua me makinë.
I moshuari në gjendje të rëndë shëndetësore, u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.












