U lirua nga paraburgimi, Gjesti reagon për herë të parë: E pranoj gabimin, jam penduar… drejtësia ka me fitu si gjithmonë

KOSOVË- Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur ndryshe si Gjesti, ka reaguar për herë të parë me anë të një Insta-Story, pas lirimit nga paraburgimi. Në reagimin e tij, Gjesti shprehet se kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për të, teksa ka pranuar se veprimet e tij kanë qenë të gabuara dhe se është penduar për to.

Gjesti gjithashtu thekson se edhe në momente të vështira do të vazhdojë karrierën e tij muzikore, duke premtuar se do t’i postojë këngët në rrjetet e tij sociale. Në fund, ai shton se drejtësia do të fitojë si gjithmonë.

Reagimi i Gjestit:

Periudha e fundit nuk ka qenë më e lehta për mua, edhe po e ndiej të nevojshme me adresu çka ka ndodh. Fillimisht po du me pranu që kom bo gabim edhe kërkoj falje për shqetësimin që e kom shkaktu te stafi. M’vjen shumë keq edhe jam shumë pishmon. Unë nuk jam njeri i tillë edhe veç një torturë e madhe që nuk u nal kurr ka mujt me m’pru në atë gjendje.

Faleminderit prej zemrës për krejt mesazhet dhe mbështetjen, m’keni jep forcë në momente të vështira. Një falënderim i veçantë shkon për avokatët e mi, Burimi Azemin dhe Artan Serkinin, për profesionalizmin edhe përkrahjen e vazhdueshme.

Në bashkëpunim me labele, menaxhmentin edhe avokatët tonë në Britani, kemi nis procedura ndaj kompanisë Onima për krejt keqtrajtimet ndër vite, borxhet (tu e përfshi edhe borxhin aktual), mundësitë e humbuna dhe dëmet e shkaktume. Ka shumë sene që hala nuk i dini, po që keni me i kuptu shumë shpejt.

Muzikën s’mundet me ma nal kërkush, sidomos jo njerëzit edhe kompanitë që e kanë për qëllim me i shkatërru artistat edhe me njollos industrinë e muzikës. Gjatë kësaj kohe që jemi në gjyq, nëse koft nevoja, edhe veç në TikTok e Instagram kom me i postu kangët e mia, e pa muzikë s’ju lo. Ju du shumë! Drejtësia ka me fitu, si gjithmonë.