U kap “mat” duke ndotur natyrën/ Arrestohet shqiptari në New York, kamerat e sigurisë e filmuan mbi 10 herë… (EMRI+ PAMJET)

SHBA- Një shqiptarë është arrestuar nga policia ameriakane, pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke hedhur vazhdimisht mbeturina të biznesit të tij në natyrë. Bëhet me dije se Xhevahir Kalaja ishte kapur nga kamerat e sigurisë mbi 10 herë duke hedhur goma automjetesh dhe mbeturina nga biznesi i tij në pyllin në Parkun Scotti.

Siç raportohet Kalaja u arrestua më 10 shtator, për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers. Gjithashtu autoritetet kanë sekuestruar automjeti i tij të cilin e përdorte për të transportuar mbeturinat. Nga pamjet e publikuara duket momenti kur shqiptari hedh mbeturinat në natyrë.

Po ashtu lidhur me ndotjen e mjedisit është arrestuar edhe një person tjetër. Ai u arrestua më 5 tetor 2025, pasi u kap në flagrancë duke hedhur mbeturina në Cumberland Drive dhe në zonën e 1157 Central Park Avenue. Sakaq Policia e Yonkers thotë se zyra e Prokurorit të Qarkut Westchester do të merret me ndjekjen penale.