U godit me shkelm në fytyrë në sfidën e Beogradit, dëmtim i dhimbshëm i mbrojtësit Cubarsít të Barçës, 10 të qepura!

SERBI – Shprehja ‘fut kokën aty ku nuk fut këmbën’ përdoret gjerësisht në diskutimet e futbollit. Megjithatë, në rastin e Pau Cubarsí, ka kuptim të përsosur.

Në minutën e 66-të të ndeshjes mes Crvena Zvezdës dhe Barcelonës (2-5), gjatë një sulmi të serbëve, mbrojtësi 17-vjeçar ishte plot guxim dhe me kokë bllokoi një lëvizje të rrezikshme. Megjithatë, gjatë aksionit, ai u godit me shkelm në fytyrë nga kapiteni i ekipit të Beogradit, Uros Spajiç.

Pas këtij aksioni, ndërkombëtari spanjol duhej të zëvendësohej, me shumë gjak në fytyrën e qendërmbrojtësit katalanas. Pas ndeshjes, trajneri i Barçës, Hansi Flick, konfirmoi se lojtari ishte mirë, por iu desh të merrte 10 qepje dhe fytyra i mbeti në këtë gjendje…