U gjet pa shenja jete në dhomën e tij/ Mes dhimbjes e lotëve, familjarët dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

ITALI- Familja, miqtë dhe të afërmit i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit 19-vjeçarit shqiptar, i cili humbi jetën në Itali. Flavio Saraçi humbi jetën në banesën e tij në Itali, në rrethana ende të paqarta. Ceremonia mortore është zhvilluar në Itali, në provincën e Pistoias.

I ndjeri bashkë me familjen e tij jetonte prej tre vitesh në shtetin Italian. Trupi i tij u gjet i pajetë nga vëllai i tij i mitur. 10-vjeçari e gjeti të shtrirë në dhomën e tij të gjumit, pa shenja jete. Raporti mjekësor dëshmon për një arrest kardiak. Flavio Saraçi studionte në Institutin Pacini. Ai merrej me sporte dhe kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet italiane po hetojnë më shumë mbi rastin.