Policia e Shtetit ka kryer disa ndryshime në radhët e saj drejtuese, duke përfshirë lëvizje të disa kryekomisarëve në drejtime të reja në disa qarqe të vendit.
Kryekomisar Mariglen Duçi, që më parë mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në DVP Shkodër, është emëruar shef komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër.
Ndryshimet vijojnë me kryekomisaren Nertila Meta, e cila ka mbajtur detyrën e specialistes në Sektorin Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Drejtorinë për Krimet në Volum, në DPPSH. Ajo është emëruar shefe komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd, në DVP Elbasan.
Kryekomisar Elton Halili, që shërbente si shef komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd, është transferuar shef komisariati në Bulqizë, në DVP Dibër.
Në vendin e tij, kryekomisar Edvin Peci, më parë shef komisariati në Bulqizë, është emëruar shef komisariati në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në DVP Tiranë.
Ndërkohë, kryekomisar Erdit Rrëçeku, që më parë mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 6, është emëruar shef sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.
Gjithashtu, komisar Klaudio Zhupa, që ushtronte detyrën e shefit të Seksionit për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, është emëruar shef komisariati në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në DVP Shkodër.
Ndërsa kryekomisar Altin Lila, që mbante detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë Dibër, është emëruar specialist për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në DPPSH.













