U dhunua disa javë më parë në një lokal në Tiranë, ndahet nga jeta babai i personazhit të njohur të rrjeteve sociale

TIRANË- Paqësor Hajdini, babai i personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Genard Hajdini ka ndërruar jetë, pak javë pasi u dhunua barbarisht në rrugë bashkë me të birin. Lajmin për vdekjen e 74-vjeçarit e ka konfirmuar vetë familja Hajdini nëpërmjet një lajmërimi për vdekje.

I moshuar ka ndërruar jetë pak javë pasi ai dhe i biri u dhunuan në një lokal të rrugës “Bardhyl” në Tiranë. Konkretisht më 3 gusht ato u sulmuan fizikisht nga një 40-vjeçar, me inicialet Sh.G.