Tërbohet moti, “Alarm i kuq” në Itali, rrugët kthehen në lumenj, mbyllen shkollat për nesër

Alarm i kuq për motin në Itali. Stuhia e ardhur nga jugu, po shkakton përmbytje kolosale në pjesë të ndryshme të Siçilisë.

Për Mbrojtjen Civile të këtij rajoni “alarmi është i kuq” dhe situata po përkeqësohet vazhdimisht. Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur si masë paraprake për ditën e nesërme.

Shiu pa u ndalur ka rënë më shumë në zonën e Catanias duke përmbytur rrugët. Pantelleria, në zonën e Trapanese, është goditur gjithashtu nga stuhia e fortë, me shi dhe erë, e cila ka shndërruar rrugët e rretheve në lumenj, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët. Kjo zonë ishte goditur më 11 shtator nga një stuhi që kishte shkaktuar 2 vdekje dhe 9 të plagosur.

Sipas autoriteteve, cikloni së shpejti pritet të lëvizë drejt jugut, ndaj edhe në qytetet e tjera kanë filluar të merren masa paraprake.