Turisti amerikan vr’et me thi’kë bashkëshorten më pas qëllon veten

Shkodër- Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e turistes amerikane nga bashkëjestuesi i saj në një banesë të marrë me qira në Shkodër. Bëhet me dije se në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj i cili, shkton policia, dyshohet se është autori i vrasjes.

Gjithashtu mësohet se ai u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Momentalisht, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.