Tryeza të Hapura për Përfaqësimin e Grupimeve Vulnerabël: Rritja e ndërgjegjësimit dhe përmirësimi i raportimit

Përgjatë një muaji, INAC organizoi një disa tryeza në qytetet e Librazhdit, Cërrikut dhe Elbasanit, duke mbledhur përfaqësues të grupeve vulnerabël, përfaqësues të komuniteteve dhe shoqërisë civile, anëtarë të grupeve të margjinalizuara, persona me aftësi të kufizuara, si dhe gazetarë dhe individë me rëndësi për këto shtresa të papërfaqësuara.
Mbledhje të tilla kanë si qëllim rritjen e cilësisë së raportimit për çështjet që prekin këto grupe, duke mundësuar një pasqyrë më të saktë dhe të plotë të vështirësive dhe problematikave me të cilat përballen çdo ditë.
Në këto tryeza u diskutua hapur mbi pengesat, sfidat dhe nevojat që kanë këta individë në jetën e përditshme, çka do të shërbejë si bazë për krijimin e artikujve dhe materialeve informuese që do të publikohen më pas.
Ky projekt i mbështetur nga British Council synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të kontribuojë në një raportim më të ndjeshëm dhe më të informuar për situatat që përjetojnë këto grupe vulnerabël.